Horoskopi, 8 Nëntor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 8 Nëntor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

211
0
Shares

Dashi

Duhet te mundohen me shume sot ju te dashuruarit për te ruajtur një klime te mire ne jetën tuaj ne çift. Duhet t’i harroni problemet e se shkuarës dhe te mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen akoma me te veçante. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nuk do i emocionoje aq sa ata do preferonin. Ne planin financiar priten probleme te njëpasnjëshme. Beni kujdes!

Demi

Shprehini sa te mundni dëshirat sot juve qe jeni ne një lidhje sepse partneri do jete ne humor te mire dhe mund t’ua plotësojë disa. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet vetëm për te ndryshuar statusin. Financat do jene prioritet. Do mundoheni me çdo lloj arsyeje qe gjerat te rregullohen. Për këtë do hiqni dore nga shpenzimet e tejskajshme dhe do merrni masa strikte.

Binjaket

Do jeni me shume e fat sot ju te dashuruarit dhe gjithçka do ju ece me se miri. Do i shprehni lirisht ato qe ndjeni dhe marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme. Beqaret do afrohen disi me një person qe ka shprehur prej kohesh interes për ta. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është te bëni një rishikim te situatës ne mënyre qe te ketë akoma me tepër përmirësime.

Gaforrja

Sot do keni me shume besim tek partneri juaj dhe do jeni gati te bëni gjithçka qe marrëdhënia te përforcohet me tepër. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te ndërlikuar dhe as qe do ju shkoje mendja tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do ndikoje me se shumti dhe ju do bëni gabime te njëpasnjëshme. Kujdes sepse buxheti një dite do shteroje.

Luani

Dite e begate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndani çdo ide dhe mendim me partnerin tuaj dhe bashkëpunimi do përforcohet. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe do ndiejnë vetëm se nuk duhet kurrsesi te nxitohen. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte pa arritur te përkeqësohet situata. Me vone çdo përpjekje do jete e kote.

Virgjeresha

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete sensuale dhe bashkëpunuese. Do merreni vesh për çdo gjë dhe nuk pritet asnjë lloj problemi apo mosmarrëveshje. Beqaret nuk do mund t’iu qëndrojnë dot indiferente ftesave qe do ju bëhen dhe do njihen me persona te rinj. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do kryeni veprimet e duhura. Gjendja do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme.

Peshorja

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje nëse nuk doni te keni probleme me partnerin. Ai nuk do jete ne humorin e duhur për te duruar histerinë tuaj. Beqaret do fillojnë një lidhje shume te bukur me një person qe ka kohe qe i josh. Financat do mbeten te ekuilibruara derisa ju te mos kryeni investime te pamenduara.

Akrepi

Jeta ne çift do mbetet delikate gjate gjithë kësaj dite. Do debatoni lidhur me disa çështje delikate me partnerin dhe nuk do gjeni dot zgjidhje. Beqaret do kenë veçse flirtime dhe mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Nuk duhet kurrsesi te nxitohen. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse situata do ju dale jashtë kontrollit.

Shigjetari

Do jeni te parrezistueshem gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Beqaret do jene shume te shpërqendruar gjate kësaj dite dhe as qe do tentojnë te krijojnë një lidhje. Financat do mbeten te shpërqendruara dhe nuk do mund te kryeni dot as shpenzimet me te nevojshme. Kërkoni sa me pare ndihmën e familjareve.

Bricjapi

Dite e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni çaste fantastike dhe do doni te mos shkëputeni për asnjë çast. Beqaret as qe do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje sepse do jene te angazhuar me çështje te tjera te rëndësishme. Financat do mbeten te qëndrueshme dhe nuk do keni aspak probleme për te kryer shpenzimet e nevojshme.

Ujori

Dite shume problematike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te shkuar si e kishit ëndërruar, madje disa do mendojnë edhe për ndonjë ndarje te mundshme. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke, jo te hedhin hapa për te cilat te pendohen rende. Financat do ketë lëkundje te vogla, por asgjë për t’u alarmuar.

Peshqit

Do jeni shume te ndjeshëm gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe çdo kritike e partnerit do ju lëndoje pa mase. Flisni me te dhe tregojini për gjendjen emocionale ne te cilën ndodheni. Beqaret do bëjnë mire te mos ju besojnë te gjithë atyre qe do i ngacmojnë sepse mund te lëndohen me pas. Ne planin financiar do jeni te vendosur dhe do arrini ta stabilizoni situatën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY