Mjeku Dasho:Nuk raportohen të gjitha vdekjet prej Covid

Mjeku Dasho:Nuk raportohen të gjitha vdekjet prej Covid

66
0
Shares

Mjeku Erion Dasho ka folur në një intervistë për Fax News në lidhje me situatën e Covid duke thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk i raporton të gjitha vdekjet.

Sipas tij personat që mbërrijnë vonë në spital u del negativ tamponi dhe e vetmja mënyrë për të kuptuar nëse kanë qenë të infektuar është lavazhi bronkial.

Dasho foli edhe për skandalin në qytetin e Beratit, për dy rastet që humbën jetën dhe përgjigja e testit të koronavirusit mbërriti pasi kishin ndërruar jetë.

“Ne nuk po i raportojmë të gjithë të vdekurit, por një pjesë të tyre, atyre që i del tamponi pozitivë. Por ndërrojnë jetë edhe ata që u del negativë, pra persona të cilët vijnë vonë në spital, sa testi i tyre nuk del më pozitiv. Atyre duhet tu bëhet lavazh bronkial me qëllim që të zbulohet prania e virusit, pra këta persona humbin jetën dhe nuk raportohen.                                                    Në të njëjtën kohë, më kanë ardhur nga qyteti i Beratit 2 raste ku përgjigjja pozitive e pacientëve ka ardhur pasi ata kishin ndërruar jetë. Pra bëhet fjalë për një numër personash që humbin jetën, i cili duhet të jetë 2-3 herë më i madh se ai që raportohet zyrtarisht.                        Këto janë vlerësime, nuk mund ti di shifrat e sakta se nuk bëhen publike nga Ministria e Shëndetësisë, por shifrat tregojnë se është më i lartë se ai që raportohet”, tha Dasho.

Dasho foli dhe për vendimin e ri për mbajtjen e deryruar të maskës në rrugë e u shpreh se efekti është minimal dhe e vetmja gjë që duhet bërë për tu mbrojtur është distanca.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY