Kërcënimi për Kryeprokurorin ka ardhur nga një qeli burgu dhe dhe përmes telefonit.
Sipas burimeve të “News 24”, kërcënuesit i përkasin një grupi kriminal, por emrat nuk bëhen të ditur pavarësisht se ka pak emra të cilët mund të mbanin gjallë një kërcënim kaq serioz ndaj shefit të akuzës shqiptare.
Siguria e Llallës është rritur muajt e fundit. Hyrja dhe dalja e tij në prokurori ka një procedurë të rreptë dhe shumë persona bllokojnë rrugën dhe makinat në afërsi të ndërtesës.
Tre grupe të gatshme që e kanë nën mbrojtje. Edhe në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme gjatë gjithë kohës janë të pranishme forcat e Gardës së Republikës.
Hetimi i kërcënimit është në emra shumë të kufizuar prokurorësh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/