2 shenja në PS pasi Mustafa Nano kërkoi largimin e Ramës

2 shenja në PS pasi Mustafa Nano kërkoi largimin e Ramës

63
0
Shares

Gazetari i analizës Mustafa Nano, një ndër mbështetësit e hapur të Kryeministrit Rama që kur komentonte për gazetën Shekulli në fund të viteve ’90 ka kërkuar sot largimin e Kryeministrit nga qeveria dhe zëvëndësimin e tij me një socialist tjetër.

Nano duke folur në një intervistë për Tema Tv, tha se Edi Rama është një kryeministër i korruptuar dhe i kapur peng nga delinkuentët duke e lidhur këtë gjëndje të kryeministrit edhe me votimin nga qeveria të ligjit për plehrat një ditë më parë në Kuvend.

“Misioni i tij ka mbaruar. Rama nuk e ka më në dorë qeverinë. Nuk po qeveris më. Ai duhet t’u hapë rrugë ca të tjerëve”, deklaroi Nano i cili ka kohë që është shkëputur nga analiza dhe drejton një emision në një televizion online.

Tri vjet më parë Nano kërkoi që të bashkoheshin të gjitha qelbësirat për të rrëzuar Berishën nga pushteti.

Distancimi i Nanon nga pushteti i Ramës ngjan të jetë i papritur edhe pse prej disa kohës ai nuk ka rezervuar mbështetje për kreun e Rilindjes, një grup ky i sponsorizuar nga Sorosi atashuar tek PS përmes bashkisë së Tiranës, kur drejtohej nga Rama.

Deklarata e Nanon mund të jetë nxitur edhe nga raportet e vështira të Kokëdhimës me Ramën, një sponsor i vjetër i Nanos në gazetën Shekulli. Por ndërkaq deklarata tregon se ka një padurim tek të majtët me Ramën, shpërndarjen e pushtetit në një zonë të ngushtë miqsh dhe mungesën e rezultatit ekonomik nga qeverisja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY