Austria mbyll xhamitë e frekuentuara nga autori i sulmit në Vjenë

Austria mbyll xhamitë e frekuentuara nga autori i sulmit në Vjenë

36
0
Shares

Austria ka mbyllur një xhami dhe një shoqatë islamike e cila frekuentohej nga një person që vrau katër veta gjatë një sulmi të hënën në Vjenë, njoftoi të premten Ministrja e Integrimit Susanne Raab.

Të dy këto institucione fetare kishin kontribuar në radikalizimin e autorit të sulmit, tha ajo gjatë një konferencë për shtyp.

Xhihadisti 20-vjeçar, i cili figuronte si i dënuar më parë, u qëllua për vdekje nga policia brenda pak minutash pasi hapi zjarr ndaj kalimtarëve dhe apo personave të ulur nëpër lokale. Më vonë ai u identifikua si Kujtim Fejzullai, me shtetësi austriake dhe të Maqedonisë së Veriut.

Të premten policia gjermane kontrolloi disa shtëpi e biznese të lidhura me katër persona që besohet se kishin lidhje me autorin e sulmit, të cilin autoritetet austriake e kanë etiketuar si një “terrorist islamik”.

Disa persona nga Gjermania të cilët po monitoroheshin nga autoritetet gjermane të zbulimit kishin shpenzuar kohë së bashku me autorin e sulmit në kryeqytetin austriak gjatë verës, bëri të ditur shefi i policisë së Vjenës Gerhard Puerstl në një konferencë për shtyp.

Ky informacion kombinuar me informacionet e zbulimit ofruar nga Sllovakia se sulmuesi ishte përpjekur të blinte municione atje, mund të kishte çuar në një “rezultat tjetër” dhe një vlerësim të ndryshëm të kërcënimit që ai paraqiste, tha zoti Puerstl. /VOA/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY