PD ka reaguar sot ne kidhje me ligjin organik per Presidentin qe pritet ta kaloje se shpejti ne Parlament mazhoranca. Opozita e konsideron ligjin antkushtetues.
“Ligji antikushtetues i Edi Ramës për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, është përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm. Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën.
Akti antikushtetues dëshmon sa larg realitetit është Edi Rama. Në vend që të zgjidhë hallet e qytetarëve, që po përballen me një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, Edi Rama merret me luftën personale politike dhe listën e dëshirave të tij për më shumë pushtet. Për qytetarët vetëm fjalë, tallje, premtime të pambajtura dhe mashtrime”, thuhet nder te tjera ne deklaraten e PD. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/