Basha, videomesazh per situaten e rende te pandemise

Basha, videomesazh per situaten e rende te pandemise

75
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka postuar  sot nje videomesazh për situatën e pandemisë COVID-19.  Është e qartë tashmë se vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po përkeqësohet dita-ditës, thekson Basha.

”Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spital dhe i të infektuarve me COVID po rritet në mënyrë tragjike. Ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre në betejën me coronavirusin. Nuk ka gje me te dhimbshme se pamundësia per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe te afermeve të sëmurë. Shqipëria ka nevojë për lidership, por për fat të keq, kjo mungon. Vendi gjendet në krize shëndetësore dhe ekonomike, pa asnjë masë dhe plan për menaxhimin e saj. Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur, pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen dhe disa prej tyre e kanë paguar me jetë”, ka pershkuat Basha situate e veshtire.

Ne vijim Basha thote se në këtë situatë shumë të vështirë, me përgjegjësi te plote kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje. I kam kërkuar kryeministrit të përgjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata. E vetmja përgjigje është se “fajin e kane qytetarët.

“ Faji nuk është i qytetarëve se ka mungesa të mjekeve, laboratorëve, testimeve, e kapaciteteve spitalore. Nuk është faji i qytetarëve për çmimet me të larta në rajon të barnave për trajtimin e sëmundjes, rritja e papunësisë dhe pamundësisë ekonomike.”, thote Basha ne videomesazh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY