Kandidati demokrat Joe Biden vazhdon të rrisë avantazhin e lehtë që fitoi në orët e para të së premtes përballë Presidentit republikan Donald Trump në shtetet Xhorxhia dhe Pensilvani, ku vazhdonte numërimi, raporton Zeri i Amerikes.
Megjithëse rezultatet vazhdojnë të jenë shumë të afërta për t’u shpallur, zoti Biden gjendet në pozita të forta për të fituar zgjedhjet presidenciale amerikane.
Ekipi elektoral i Presidentit Trump është duke vënë në pikëpyetje rezultatet, duke u shprehur nëpërmjet një deklarate të premten se “zgjedhjet nuk kanë mbaruar”. Ata thanë se presidenti përfundimisht do të fitojë si rezultat i rinumërimeve të pritshme në shtetet ku gara është e ngushtë, si dhe prej sfidave ligjore të bazuara në akuza të paprovuara për vjedhje votash dhe parregullsi.
Republikanët grumbullojnë fonde për sfidat ligjore
Komiteti Kombëtar Republikan po përpiqet të grumbullojë të paktën 60 milion dollarë për të financuar sfidat ligjore të ngritura nga Presidenti Donald Trump për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, thanë burime që kishin dijeni për çështjen.
Ekipi zgjedhor i Presidentit Trump ka ngritur padi në disa shtete.
Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 15:00
PENSILVANI
Biden: 49.5% 3,311,673 vota
Trump: 49.3% 3,298,011 vota
XHORXHIA
Biden: 49.4% 2,450,381 vota
Trump: 49.4% 2,448,778 vota
ARIZONA
Biden: 49.9% 1,562,200 vota
Trump: 48.6% 1,521,246 vota
NEVADA
Biden: 49.7% 627,104 vota
Trump: 48.1% 606,967 vota
KAROLINA E VERIUT
Trump: 50.0% 2,732,120 vota
Biden: 48.6% 2,655,383 vota
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/