Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë dhe ka vendosur pezullimin për 5 vjet të ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga KPA. Ndërsa për ata që janë dorëhequr duhet të mos përzgjidhen në organe drejtuese.
Edhe Komiteti i disiplinës pranë Dhomës Kombëtare të Avokatëve do të pezullojë licensat për 5 vjet, pra gjyqtari apo prokurori i shkarkuar ose i dorëhequr nuk do të ushtrojë detyrën për 5 vite, pavarësisht nëse e kanë licensën e avokatit.
Ndërkaq, Taulant Balla edhe vetë ShBA, një nga nismëtaret e reformës në drejtësi, ka kërkuar që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që janë skualifikuar nga vettingu të mos mbeten pa u ndëshkuar.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/