Bilanci i fuqisë në Senatin e SHBA mund të mos vendoset deri në janar, pasi Xhorxhias mund t’i duhet të zhvillojë zgjedhjet e balotazhit për të dy vendet e saj.
Asnjë kandidat në secilën garë nuk ka marrë 50%, siç kërkon ligji shtetëror i zgjedhjeve e për këtë arsye zgjedhjet e balotazhit do të zhvillohen më 5 janar, dy ditë pasi do të mblidhet senati i ri.
Aktualisht Republikanët kanë shumicën në Senat, 53 me 47, dhe duken të jenë në rrugë të mirë për të ruajtur kontrollin, ndërsa Demokratët kishin shumë shpresa për të fituar katër vendet që u duheshin për të marrë kontrollin, por shumë Senatorë Republikanë rifituan garën.
Nëse sidoqoftë demokratët mund të fitojnë të dy vendet në Xhorxhia, një shtet tradicionalisht republikan, kjo do të çonte në një barazim 50-50 në Senat.
Në garën për senator të këtij shteti, republikani i tanishëm David Perdue nuk arriti të merrte 50% të votave në betejën e tij kundër demokratit Jon Ossoff dhe Shane Hazel nga Partia Libertarian.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/