Senatori Roy Blunt ka deklaruar që shumë emra në udhëheqjen Republikane nuk do të ndjekin Donald Trump në rrugën drejt kaosit kushtetues, në rast se presidenti nuk do të bëjë një transferim paqësor të pushtetit.
Më tej Blunt shtoi “Një pjesë e detyrimit të udhëheqjes është që ju gjithmonë duhet të keni në mendjen tuaj se si të largohem.”
Raportimet e deritanishme tregojnë që Trump nuk ka ndërmend të pranojë humbjen nëse gara presidenciale fitohet nga Joe Biden.
I pyetur sot rreth asaj mundësie zëdhënësi i Biden, Andreë Bates, tha “Siç thamë më 19 korrik, populli amerikan do të vendosë për këto zgjedhje. Dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara është krejtësisht e aftë të shoqërojë shkelësit nga Shtëpia e Bardhë”.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/