Joe Biden parakaloi Trumpin kete mesdite ne Pensilvani sipas WP dhe tashmë është rreth 5 600 vota para. Më herët, ai kaloi në avantazh edhe në shtetin e Georgias, ku Trump ishte duke kryesuar.
Aktualisht, numërimi po vijon në gjashtë shtete, në katër prej të cilave udhëheq Biden dhe në dy Trump. Ky i fundit udhëheq ne Alaskë, me vetëm 3 zgjedhës elektoralë dhe në Karolinën e Veriut.
Nderkaq Trump publikoi disa komente në Twitter në orët e para të mëngjesit të premten, ku përsëriti disa nga ankesat që kishte bërë para një dite nga Shtëpia e Bardhë.
“Unë e FITOJ lehtësisht presidencën e Shteteve të Bashkuara me VOTAT E LIGJSHME TË HEDHURA,” tha ai në Twitter, pa ofruar ndonjë provë se janë hedhur vota të paligjshme.
Twitter i censuroi postimet e Trump, i vuri një etiketë postimit si “ndoshta i pasaktë”, siç ka vepruar edhe me postime të tjera të shumta të Presidentit Trump që nga dita e zgjedhjeve. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/