Biden fiton avantazh ne Georgia. Trump: Numerimi po kontrollohet nga makineria e...

Biden fiton avantazh ne Georgia. Trump: Numerimi po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate

250
0
Shares

Në orët e mëngjesit të së premtes, kandidati demokrat Joe Biden doli në epërsi në shtetin e Xhorxhias me16 vota elektorale. Gara është shumë e ngushtë dhe zoti Biden udhëheq me një mijë vota në këtë shtet ku janë numëruar 99 për qind e votave, raporton zeri i amerikes.

Nëse fiton Bideni në Georgia, atëherë do të jetë demokrati i parë që e arrin këtë pas Bill Clintonit më 1992.

Po ashtu, nëse diferenca e fitores është 0,5%, kandidati humbës ka të drejtë të kërkojë rinumërim brenda dy ditësh pas mbylljes së numërimit.

Perparesite e Trump po bien nderkohe qe shtohen votat qe vijne nga votimi me poste.

Numërimi i votave po vazhdon edhe në tri shtete të tjera që mund të jenë vendimtare: në Arizona dhe Nevada, ku zoti Biden është në përparësi dhe në Pensilvani, ku epërsia e presidentit Trump ka rënë në 18 mijë vota.

Presidenti Tump, akuza për parregullsi dhe manipulim votash

Presidenti amerikan Donald Trump në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të ejten mbrëma tha se bazuar në votat e ligjshme ai i ka fituar me lehtësi zgjedhjet, raporton Zeri i Amerikes.

Por, ai shtoi se manipulimet, fletëvotimet e dorëzuara me vonesë, fletëvotimet e paligjshme bënë që avantazhi e tij ne disa shtete të venitej.

Ai tha se përkundër parave të kompanive të mëdha teknologjike, parashikimeve të mediave dhe sondazheve për fitore të thella të demokratëve, republikanët arritën me sukses që të ruanin shumicën në senat, dhe dolën mirë në garat zgjedhore për vendet në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ne ishim në avantazh në Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani në natën e zgjedhjeve dhe papritmas avantazhi filloi të venitej. Numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate”, tha Presidenti Trump.

Zoti Trump tha se do të ketë shumë padi gjyqësore për parregullsitë që, sipas tij, kanë ndodhur në disa shtete dhe se ato mund të përfundojnë në gjykatën më lartë të vendit. “Ne duam zgjedhje të ndershme, numërim të ndershëm. Do të ketë shumë padi gjyqësore për shkak të parregullsive dhe për shkak se ne nuk mund të kemi zgjedhje të vjedhura. Ndoshta kjo do të shqyrtohet nga gjykata më e lartë e vendit”, tha ai.

Ndërsa, Presidenti Trump po fliste në Shtëpinë e Bardhë, numërimi i votave në shtetet kyçe si Pensilvania, Xhorxhia, dhe Arizona po vazhdonte. Në Xhorxhia, me 16 vota elektorale, avantazhi i Presidentit Trump prej 9 mijë votash para deklaratës së tij në Shtëpinë e Bardhë u pakësua në vetëm 3 mijë vota ne mesnate ne SHBA ndersa sot ne mengjes Biden ka kaluar ne avantazh.

Edhe në Pensilvani, avantazhi i Presidentit Trump ra në vetëm 64 mijë vota, ndërsa sasi të mëdha votash vazhdojnë të numërohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY