Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, ka denoncuar nëpërmjet rrjeteve sociale propagandën e shëndetësisë falas të reklamuar nga Rama, ndërkohë që njerëzit po vdesin dyerve të spitaleve pa marrë ndihmën e parë shëndetësore.
Statusi i plotë:
‘Mbi 400 mln Euro të taksave të shqiptarëve ka dhëne Edi Rama për koncesionet dhe PPP korruptive, abuzive në shëndetësi. Koncesione që shkatërruan çdo hallkë të sistemit shëndetësor e rrënuan më shumë spitalet.
Pacientë e familjarë enden përvuajtshëm çdo ditë me pamundësinë për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor..
Mjekë e infermierë të braktisur, të keqvlerësuar, keqtrajtuar…
Nuk ka sot familje shqiptare që nuk e ka provuar në kurriz koston e lartë, edhe me jetë humane, të mashtrimit më të madh të Edi Ramës, atë të #ShëndetësiseFalas.”
https://www.facebook.com/559294428/posts/10158943838519429/
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/