COVID-19/Greqia hyn në bllokim total për një muaj

COVID-19/Greqia hyn në bllokim total për një muaj

115
0
Shares

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias, ka njoftuar që Greqia po hyn në një bllokim total për një muaj pasi kushtet epidemiologjike po përkeqësohen dhe sistemi Kombëtar i Shëndetësisë po përballet me presion në rritje.

Sipas tij, Kryeministri dhe qeveria pranuan rekomandimin e ekspertëve të sëmundjeve infektive, ndërsa theksoi se njoftimet për masat e reja do të bëheshin nga Mitsotakis të enjten në mëngjes, së bashku me shefin e grupi specialist, profesor Sotiris Tsiodras.

Sipas rekomandimeve të paraqitura nga Komiteti i Ekspertëve vetëm shkollat ​​fillore do të mbeten të hapura, ndërsa shkollat ​​e mesme dhe licetë do të mbyllen.

Gjatë prononcimit për Ant1-TV, Kikilias tha se vendimi u mor pas komunikimit që ai kishte me Komisionerin e Shëndetësisë St. Kyriakidou dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) Dr. Andrea Ammon.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY