4 pyetje per Veline ne lidhje me gjimnazin ‘Sami Frasheri’

4 pyetje per Veline ne lidhje me gjimnazin ‘Sami Frasheri’

66
0
Shares

Ish deputetja Jorida Tabaku kembengul qe kryetarini bashkise se Tiranes, Erion Veliaj ne vend që të të përdorë punëtorët në video të montuara, të përgjigjet për pyetjet tona.

“Në kaq shumë orë sa harxhon duke montuar video, duke çuar punëtorë të punojnë vetëm për minutat që filmojnë kamerat, EV le të gjejë pak minuta dhe ti përgjigjet pyetjeve tona:

1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?

2. Me cfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.

3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt…

4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike?

ER dhe ER duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro.

Por sigurisht që përgjgije nuk ka, sepse faktet e abuzimit për prishjen dhe ndërtimin e Sami Frashërit janë përgjegjësi direkte e EV dhe shefit të tij. Që projektet e rindërtimit i kanë 3D në kompjuterat e tyre, ndërsa fondet ne xhepat e tyre dhe klientëve të bashkisë dhe qeverise”, komenton Tabaku. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY