Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me farmacistë në Tiranë . Basha tha në fillim të bisedës së ka nisur një mungesë e theksuar e ilaçeve për COVID ndërsa ndaj farmacistëve hidhen akuza të pabaza, ndërkohë që në tendera sekretë maskat blihen me dyfishin e çmimit
“ Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme. Vetëm një paketë e vogël e trajtimit rimbursohet. Ka alarm për mungesën e barnave të rimbursueshme. Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxhes, njerëzit po marrin barna me lista. Marrja e barnave me listë po shndërrohet në këtë dukuri normale. Do bëjmë gjithçka për tju mbështetur në këtë kohë të vështirë”, tha Basha. Ai premtoi se në reformën tërësore të sistemit shëndetësor farmacistët shqiptarë do të gjejnë veten.
Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve tha se sistemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë. “Nga ne kërkohej shumë por problematikat tona nuk u dëgjuan. Sistemi shëndetësor ose funksionon si i tërë, ose me hallka të shkëputura dështon. Ne nuk kemi përfaqësim institucional dhe problematikat tona nuk dëgjohen”, tha Toma.
Në vijim ajo vuri në dukej se mjekët nuk kanë një protokoll të trajtimit të pacientëve COVID dhe se mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të panevojshme dhe nderkohe mundon një akt normativ për mënyrën se si ta trajtojme pacientin. Nuk ka asnjë rregullim ligjor për trajtimin e pacientëve me telefon, tha ajo.
Përfaqësuesi i Urdhrit Dëfrim Goma tha gjatë bisedës se barra financiare e rimbursimit të paketës anti-Covid nuk është e madhe për shtetin. Ndërsa ka sjellë në vëmëndje disa probleme që nuk janë thënë asnjëherë publikisht. “Janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip dhe ka mungesa të barnave antivirale që luftojnë COVID-in. Ilaçet janë të pasigurta dhe të paligjshëm ndërkohë që po përdoren në trajtimin e pacientëve”, tha Goma. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/