Policia e Durrësit në bashkëpunim me Departamentin Operativo- Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë bërë të mundur dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të mëposhtëm:
• Edmond Xhaja 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi:
Më datë 23.09.2016, në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz, kamionçinë, me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, me drejtues shtetasin e mësipërm, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 100 pako me rreth 130 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të firmës së konfeksioneve, shtetasin:
• A.X. 50 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/