Largohet gjyqtari i Gjykates Antkorrupsion

Largohet gjyqtari i Gjykates Antkorrupsion

96
0
Shares

Nje gjyqtar i Gjykates se Posacme antikorrupsion dha doreheqjen nga sistemi. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit Fran Prendi dhe ka vendosur t’i heqë statusin e magjistratit.

“Arsyeja e dorëheqjes ka qenë angazhimi në një aktivitet privat”, shpjegoi për BIRN koordinatori për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Elis Kuçi.

Në vendimin e KLGJ-së thuhet se gjyqtari Prendi e ka humbur të drejtën e ushtrimit të detyrës më datë 30 tetor. Gjithashtu, njoftohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve në Gjykatën Administrative të Apelit.

Prendi e ka filluar karrierën në vitin 1995 në gjykatën e Pukës dhe ne vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY