COVID/ Edhe nje i katert i jep fund jetes duke u hedhur...

COVID/ Edhe nje i katert i jep fund jetes duke u hedhur nga lartesia

222
0
Shares

Nje tjetër i sëmurë me covid i ka dhene fund jetes duke u hedhur nga lartesia.

“77-vjeçari Hekuran Korça është hedhur nga ballkoni i shtëpisë  në katin e tretë të këtij pallati që shihni në pamje, në zonën  e Shkozës.  Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës.  Ai u dërgua në spitalin e traumës por pas disa orësh nuk mundi t’i mbijetojë plagëve në trup”, raporton ABCnews.

I njejti televizion raporton se para një jave, ai kishte dalë pozitiv me koronavirus. I moshuari u shtrua në spitalin infektiv ku iu nënshtrua terapisë mjekësore. Ditën e diell 77-vjeçari  iu nënshtrua sërish tamponit. Sipas mjekëve ai ishte negativizuar. Pas  kësaj përgjigje, mesditën e së hënës, Hekuran Korça la spitalin. Por vetëm pak orë më pas, ai ndërmori aktin ekstrem.

I moshuari, babai i 5 fëmijëve jetonte vetëm në banesë. Jashtë kamerave, një prej fqinjëve tregon gjendjen e 77-vjeçarit kur mbërriti në banesë nga infektivi. “E sollën atë ditë nga spitali. Edhe bombolën e oksigjenit e kishte, e kishin marrë. 4-5 ditë kishte në spital. Atë pikëpyetje kemi edhe ne. Si e nxori mjekësia nga spitali kur ai ishte pa qejf. Unë kam kontakt me nusen edhe më tha që babai nuk është keq që u rrëzua, se u rrëzua butë nëpër pemë, por ka probleme me Covid-in” tha njëri nga fqinjet per televizionin.

Fqinjët shprehen të shqetësuar për përhapjen e virusit në pallatin e tyre. “Kemi plot këtu me covid, çfarë të bëjmë. Vëmë maskën edhe ja”.

3 pacientë me koronavirus u hodhën nga lartësia kohet e fundit ne spitalin Shefqet Ndroqi, duke ndërruar jete./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY