ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Vjenë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Vjenë

47
0
Shares

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi një natë më parë në Vjenë ku humbën jetën 4 persona dhe janë plagosur 17 të tjerë.

Shteti Islamik ka dhënë një deklaratë për mediat, ku paraqiti fotografinë e autorit nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzullai, që ndryshe njihej me emrin “Abu Dagnah Al-Albany”.

Autori 20 vjeçar ka sulmuar me një armë dhe një automatik turmën e qytetarëve në Vjenë, e më pas është vrarë nga policia austriake.

Një vit më parë Fejzullai ishte dënuar për përpjekjen për t’u bashkuar me grupin në Siri, por u lirua në dhjetor, dhe mashtroi autoritetet duke respektuar një program deradikalizimi.

Shqiptari nga Tetova kishte premtuar besnikëri ndaj ISIS në një postim në Instagram disa orë para ngjarjes.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY