Dy të rinj të identifikuar me inicialet E. B., 28 vjeç dhe E. Ç., 22 vjeç, janë vënë në pranga në Kukës pasi u ndaluan nga policia. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” u gjetën një leje drejtimi automjeti polake dhe një letërnjoftim polak të dyshuara të falsifikuara si dhe një shkop bejsbolli.
Policia i sekuestroi ato në cilësinë e provës materiale ndërsa të rinjtë akuzohen për 2 vepra penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 28 vjeç dhe E. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Kukës.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Morinë-Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin E. Ç., u gjetën një leje drejtimi automjeti polake dhe një letërnjoftimi polake me të dhënat e shtetasit polak M. B., të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.”
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/