Jane 12 të dyshuar per perfshirjen ne sulmin terrorist ne Vjene mbremjen e kaluar.
Të dyshuarit raportohet të jenë mes 16 dhe 25 vjeç dhe të gjithë kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, Shën Pölten, Çeçeni dhe Mödling.
Prej tyre, 10 jetojnë në Vjenë dhe 2 në Shën Pölten.
Silas informacioneve të brendshme, shkruajnë mediat vendase, të rinjtë e lindur në Austri kanë të gjithë origjinë të huaj, kryesisht çeçenë dhe evropianojuglindor.
Ndërkohë, terroristi i cili u ekzekutua është identifikuar si Kujtim Fejzullahi, i cili kishte nënshtetësi austriake dhe maqedonase.
Mediat austriake deklarojnë se Fejzullahi ka qenë futbollist në qytetin e Mödling në adoleshencë, por aty ka rënë në kontakt me ekstremistë islamikë apo simpatizantë të ISIS që e kanë futur në rrugën e radikalizimit.
Qeveria austriake ka shpallur tre ditë zie kombëtare, pas sulmit terrorist ku mbetën të vrarë dy burra, dy gra dhe një nga sulmuesit.
Gjatë sulmit mbetën të plagosur të paktën 17 të tjerë, mes tyre dhe një oficer policie.
“Austria ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë një komb i larmisë, dialogut dhe respektit të ndërsjellë, kjo është arsyeja pse ngjarjet e 2 nëntorit na goditën fort”, thuhet në komunikimin e qeverisë.
Ministriа е Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se “është në kontakt të vazhdueshme me autoritetet e Austrisë për verifikimin e identitetit të sulmuesit, por edhe për lidhjet e tij të mundshme me persona të tjere”. Behet fjalenper terroristin e vrare me origine shqiptare
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/