Gazeta më e rëndësishme greke, Kathimerini shkruan se Klement Balili, i konsideruar nga CNN si eskobari i Ballkanit, feston çdo natë lirshëm në Sarandë, edhe pse është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, tha sot nw njw deklaratw pwr mediat kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë nw PD, Enekelejd Alibeaj
“Mediat italiane cdo ditë raportojnë ngarkesa droge që mbërrijnë nga Shqipëria me skaf apo në rrugë të tjera.
Vetëm sasia e kapur në muajt gusht-shtator në Itali, e raportuar nga mediat, është 12 ton drogë.
Drogë e rritur, e kultivuar, e magazinuar, e transportuar nga Shqipëria drejt Italisë.
The Economist, revista lider në botë shkruan se situata e drogës në Shqipëri është përkeqësuar.
Pista e avionëve të drogës 1.8 kilometra është ndërtuar në mes të vendit, Lumi Zezë ka habitur dje banorët e Fushë Krujës se është mbushur me kanabis që vjen nga kodrat.
Me gjithë këto fakte, me gjithë këto ngjarje të përditshme, Edi Rama dhe Tahiri i tij thonë se në Shqipëri nuk ka drogë, dhe se degën e fundit e sekuestruan ata në një studio televizive.
Dhe shfaqet edhe më i paturpshëm drejtori i Policisë, Cako, i cili deklaron se monitorimet nga ajri tregojnë se nuk ka kanabis në vend. Duke u tallur me shqiptarët dhe me partnerët italianë, me Guardia di Finanza, e cila është çdo ditë në aksion duke kapur drogë shqiptare që mbërrin në brigjet e shtetit fqinj.
Pra pasi mbuloi Shqipërinë me kanabis, Edi Rama ka zgjedhur ta mohojë atë.
Po shqiptarët e dinë, e shohin çdo ditë, dhe po e vuajnë këtë rrënim të vendit nga droga, nga droga që mbyt ekonominë e ndershme, shfrytëzon tokat dhe burimet, që sjell vrasje e hasmëri, që kap pushtetin, drejtësinë, që shkatërron votën e lirë.
Dhe shqiptarët po reflektojnë e do të bashkohen për ta ndalur këtë të keqe.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, tha Alibeaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/