Një edukatore e Kopshtit 17 në kryeqytet ka ngritur shqetësimin se pas infektimit me Covid të 6 punonjësve të këtij institucioni, instancat shtetërore nuk kane kryer tamponimin e punonjesve të tjerë te kopshtit.
Në një intervistë për televizionin FaxNews, edukatorja Shpresa Fazllia shprehet se mungesa e stafit ka rritur punën për të dhe koleget e saj, duke bërë që ato të punojnë nën ankthin se ndoshta mund të jenë të infektuara dhe mund të rrezikojnë dhe fëmijët aty.
“Unë në fakt nuk e quaj denoncim, por e quaj informim. Kopshti funsionon me 4 grupe dhe frekuentohet nga 120 fëmijë. Pas rezultimit me koronavirus të drejtoreshës dhe 2 edukatoreve, numri i personave të infektuar ka shkuar gjithsej në gjashtë, ndërkohë që stafi vijon punën me numër të reduktuar dhe nuk i është kryer tamponi edhe pse ishin persona kontakti.
Aktualisht 6 veta mungojnë sot dhe askush nuk vjen të interesohet për ne. Unë kam komunikuar me disa prej tyre, ato kanë kryer tamponin, por përgjigjja nuk i ka dalë akoma, ndërkohë që kanë filluar kurimin për Covid. Unë prindërit e grupit tim i kam informuar. Mungon stafi dhe është rritur puna jonë. Është një stres i jashtëzakonshëm për këtë problem.
Pas dy ditësh kur mungonin 2 edukatore dhe drejtoresha erdhën dy edukatore të reja. Ato punojnë në çerdhe paradite dhe mund të përhapin virusin nëse nuk u bëhet tamponi. Si ka mundësi që nuk erdhi askush të interesohet për ne. U bën 8 ditë që drejtoresha nuk vjen. Në kopësht duhet të jetë edhe doktoresha edhe psikologu. Gjatë muajit shtator doktoresha nuk ka ardhur, ndërkohë që tani vjen një herë në javë”.- tha edukatorja. Faxweb.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/