ISIS përgjegjës për 19 të vdekurit nga sulmi në Kabul

ISIS përgjegjës për 19 të vdekurit nga sulmi në Kabul

49
0
Shares

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë sulmin në Universitetin e Kabulit, që shkaktoi 19 persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se tre sulmues hynë në universitet më 2 nëntor, para se të përballeshin me forcat e sigurisë për orë të tëra dhe se të tre sulmuesit janë vrarë në betejë.

Dëshmitarët kanë thënë se pas sulmit ka pasur edhe shpërthime në zonën e sulmit.

Sulmi thuhet të ketë nisur para arritjes së zyrtarëve qeveritarë për një panair të librit afgano-iranian.

Grupi militant, Shteti Islamik ka postuar dhe një mesazh në aplikacionin Telegram, duke thënë se dy prej luftëtarëve të tij kanë shënjestruar “ceremoninë e diplomimit të gjyqtarëve dhe hetuesve që punojnë për qeverinë afgane që mohon fenë”.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY