Edicioni i 26 i Oda Dibrane mbledh 150 artistë

Edicioni i 26 i Oda Dibrane mbledh 150 artistë

238
0
Shares

Edhe pse në kushte të vështira pandemie në qytetin e Peshkopisë u zhvillua edicioni i 26 i  festivalit mbarë kombëtar Oda Dibrane. Në këtë edicion morën pjesë  7 grupe me mbi 150 artistë.

Festivali  ka si qëllim promovimin e vlerave folklorike, këngët dhe vallet popullore të trevave nga vijnë.

Drejtori i festivalit Veli Vraniçi thotë “Oda Dibrane që në krijimin e vet Oda Dibrane është oda e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht kufijve madje dhe më gjerë, pavarësisht se kjo kohë e cenoi festivali i rezistoi.”

Specialistë të folklorit shprehen se vlerat e këtij festival janë të jashtëzakonshme në mbajtjen gjallë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore pasi bashkon artistë nga të gjitha trevat shqiptare.

ODA Dibrane është i vetmi festival që mbahet në dy shtete, por këtë vit nuk u mbajt në Dibër të Madhe për shkak të pandemisë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY