NEWSWEEK/ Parashikimi i akademikëve zviceranë e francezë: Presidenti Donald Trump do të...

NEWSWEEK/ Parashikimi i akademikëve zviceranë e francezë: Presidenti Donald Trump do të mundë Biden

96
0
Shares

Nga Beqir SINA – New York

Profesori zviceran parashikoi fitoren e Trump në 2016, thotë se Presidenti Donald Trump do të mundë Biden, edhe në këtë mandat të dytë.

John Antonakis, një profesor i Sjelljes Organizative nga Universiteti i Lozanës në Zvicër, tha se projeksioni i modelit te parashikimit për vitin 2020 e vendos Trump përpara sfiduesit demokrat Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sidoqoftë, Antonakis paralajmëroi parashikimin – i cili merr parasysh kushtet ekonomike, efektin e ushtrimit të detyrës, për 4 vjet, dhe nivelet relative të karizmës së kandidatëve, megjithe rrezikun e analizes duke pasur parasysh “mjegullën” e komplikuar të prodhuar nga pandemia e koronavirusit.

Modeli i përdorur nga Antonakis, simbas NewsWeek, u zhvillua në bashkëpunim me Profesor Philippe Jacquart, një profesor i asociuar i “Sjelljes Organisative” në Shkollën e Biznesit Emlyon me bazë në Lyon në Francë.

Nderkaq i akademikëve, zviceran e francez, bazohet në një tjetër model krijuar nga Raymond Fair i Universitetit Yale në SHBA. I cili kur u botua për herë të parë në 2015, bëri parashikime të suksesshme në retrospektivë për 21 nga 24 zgjedhjet e mëparshme presidenciale të SHBA.

Ky vëzhgim i tre akademikeve konsideron kushtet ekonomike dhe konsideron kush është në pushtet dhe për sa kohë kanë qenë në pushtet, si dhe sa bindws apo imponues janë kandidatët.

Në një video në YouTube, duke folur për parashikimin e tij, Antonakis tha se ekzaminimi i vetëm i numrave ekonomikë, sugjeronte në një zgjedhje të “ndërlikuar”, duke favorizuar pak Biden.

Sipas këtij modeli presidentët në detyrë kanë avantazh dhe se votuesit do të lodhen me një parti politike pas dy mandateve në zyrë.

“Ky model injoron dallimet mes dy kandidatëve. Ai presupozon se të dyja palët kanë vënë në garë personin më kompetent”, thotë Antonakis

Por duke marrë parasysh të dhënat e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, që mbi 80 përqind të rasteve kur presidenti i SHBA, merr mandatin e parë ka fituar edhe të dytin, pavarësisht oshilacioneve( shifni 3 dekadat e fundit, Clinton 1992/2000, George H. Bush, 2000/2008, Barak Obama, 2008/2016) – që sugjeron që nëse një kandidat kandidon për një mandat të dytë ata kanë një avantazh ndaj homologut të tyre, si dhe duke konsideruar nivelet relative të karizmës së Trump dhe Biden, presidenti Trump është aktualisht në pozicionin që duhet të marrë edhe këtë mandat, mendojnë akademikët.

Dhe, për këtë parashikim ata kanë zgjedhur nivelet relative të karizmës së secilit kandidat, ku modeli i tyre u mbështet në analizën e fjalimeve të të Trump dhe Biden përgjatë fushtës së tyre në këtë kohë shumë të vështirë, të Covid-19.

Mirëpo, po simbas sondazheve këtu në SHBA, deri tani rezulton se shumica e amerikanëve e shohin Biden si më shumë i afërt me qytetarët amerikan sesa Trump. Biden kryeson Trumpin me 8 pikë në sondazhet e përgjithshme.

Pse kaq shumë sondazhe favorizojnë Biden!

Duke iu referuar fjalimeve gjatë fushatës, duke analizuar secilën fjali te tyre, ato analiza zbuloin se Trump peshonte si më karizmatik, duke shqiptuar 55.58 përqind elementë karizmatikë për fjali, duke tejkaluar me 52.01 përqind të Biden.

“Sipas numrave që kemi vendosur, për ne duket se Trump ndoshta do të fitojë Shtëpinë e Bardhë,” tha Antonakis.

Por gjithçka do të varet nga ajo që ka ndodhë në këtë tremujor të tretë, e të fundit (ekonomik),” shtoi ai, duke thënë “Nëse ka tkurrje në këtë tremujor të tretë, pra nëse rritja e PBB-së është mjaft e dobët, Biden do të jetë më mirë në këtë kontekst për të fituar.

Ekipet në fjalë parashikuan përkundër shumë të tjerëve fitoren e Trump edhe në vitin 2016, ndërkohë që aktualisht duhet pranuar se sondazhet, e deritanishme favorizojnë rivalin e Trump, Joe Biden.

Të dyja grupet e drejtuara nga John Antonakis i universitetit të Lozanës dhe Philippe Jacquart në shkollën e biznesit Emlyon në Francë thonë se sondazhet vuajnë nga disa probleme në krijimin e një panorama të qartë elektorale.

Problemet me sondazhet nuk lidhen me përpunimin e të dhënave, por me besueshmërinë e tyre, pasi vjelja e tyre shpesh nuk korrespondon me votën e njerëzve.

Në dallim nga kjo mënyrë tradicionale, metoda e re të themi, bazohet mbi një aplikacion që hulumton atë që përdoruesit bëjnë në internet. Janë shfrytëzuar të dhënat e 247 milionë përdoruesve aktivë në SHBA, 367 kanale ku përfshihen motorrë kërkimi, media sociale dhe faqe eCommerce në SHBA si dhe 14 103 kanale jashtë vendit.

Ekipet gjurmuan dhe shqyrtuan 2 500 çështje që mund të interesojnë njerëzit duke nisur që nga kontrolli i armëve, Black Lives Matter, Gjykata e Lartë dhe koronavirusi.

“Duket sikur ne po jetojmë në një ekonomi vëmendjeje. Nëse ke vëmendje dhe merr feedback aktiv të përdoruesve, me gjasë do të jesh më i pranishëm në mendjet e votuesve.

Kur ke bashkësi të mëdha, të mëdha të dhënash siç kemi ne, nga të gjitha burimet e rëndësishme, atëherë mund të identifikosh prirjet dhe kjo e bën më të lehtë parashikimin”, shprehet eksperti i masmediave Christoph Glauser.

Nga kërkimi i bazuar mbi këtë qasje rezultoi se Trump qëndronte në krye të volumit të kërkimit në internet me 70 milionë kërkime në muaj dhe arriti në 100 milionë pas tuitit të tij se kishte rezultuar pozitiv me CoVid-19.

Biden arriti në 26 milionë në shtator dhe ai e ka rritur atë por jo aq sa të çojë në parashikimin e një fitoreje. Loja për Biden është e humbur edhe në një rrjet social me ndikim si Tuitter: Turmp poston 43 postime në ditë, Biden vetëm 11. Trump ka 86 milionë ndjekës, Biden 11 milionë.

“Kur Donald Trump poston një status në Twitter ai është qartazi më vizibël. Ky është burimi i dytë krahas internetit që specifikon se po, e sheh më shpesh një argument në favor të Donald Trump në rrjetin social…A do të korrepondojë kjo me votuesit? Është një çështje e hapur”, shprehet një nga kërkuesit i cili refuzoi të pranonte se zgjedhësit do të ndikohen nga pamja e një njeriu, ndaj zhvilloi atë që e quan: karizmometri.

Një mënyrë për të vlerësuar karizmën është edhe interpretimi kompjuterik i fjalimit. P.sh fjalimi i Linkolnit në Gettysburg në vitin 1863 mori nga programi vlerësim 80% se kemi të bëjmë me një person karizmatik. Në këtë mënyrë Trump merr 55.6%, kurse Biden 52%.

Modeli duket se jep një pikturë të dinamikës në internet, duke vënë bast se interaktiviteti me Trump apo me ato që ai thotë priret të gjenerojnë mbështetje më shumë sesa ndaj Biden që nuk përthith po kaq vëmendje./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY