Pedagogët:Qeveria na hodhi poshtë 4 muaj punë.Basha zotohet të ndryshojë ligjin e...

Pedagogët:Qeveria na hodhi poshtë 4 muaj punë.Basha zotohet të ndryshojë ligjin e Arsimit të Lartë

49
0
Shares

Pedagogët e universiteteve janë shprehur se qeveria nuk është konsultuar me ta mbi mbylljen e auditorëve dhe zhvillimin e procesit mësimor online dhe duke vepruar në këtë mënyrë Komiteti Teknik i Ekspertëve hodhi poshtë 4 muaj punë të pedagogëve.

Sipas tyre universitetet akoma nuk kanë përshtatur oraret dhe kurrikulat për mësimin online.

“Moshapja pritej sepse konviktet e Bashkisë janë pa asnjë kusht higjene.

Një pjesë e studentëve nga Durrësi dhe Kruja jetojnë në çadra, pa asnjë mundësi pjesëmarrjeje në mësim online.

Telemedicina mund të shërbente edhe si platformë praktike për studentët e mjekësisë.

Elita e universiteteve tona është kthyer në Shqipëri në sajë të programit brain gain të zbatuar deri në 2013.”

Gjatë një takimi me pedagogët kryetari i PD, Lulzim Basha, u shpreh që sapo të fillojë qeverisja e demokratëve do anullohet ligji aktual i arsimit të lartë.

‘Një nga hapat e parë të qeverisjes tonë do të jetë anullimi dhe zëvëndësimi i ligjit aktual për arsimin e lartë me një ligj të ri bashkëkohor.

Bashkë me anullimin e ligjit dhe zëvendësimin e tij me një ligj modern, do të akordojmë mjete të mjaftueshme financiare.

Brenda 2 viteve të para, Shqipëria do të jetë në një nivel me rajonin, që na ka lënë pas.’

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY