Kosova vendos për kufizimet. Fashat e reja orare dhe ndalimet

Kosova vendos për kufizimet. Fashat e reja orare dhe ndalimet

85
0
Shares

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja shtrënguese kundër koronavirusit në mbledhjen e mbajtur online ditën e sotme. Këto masa pritet të shqyrtohen sërish pas dy javësh në varësi të situatës epidemiologjike.

Masat e reja përfshijnë orarin e punës për sektorin e gastronomisë dhe qendrave tregtare të cilat nuk do të mund të punojnë nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Qytetarët mbi 65 vjeç do të kenë orar të caktuar të qarkullimit. Ata do të mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00, ndërsa jashtë këtij orari, do mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Ndërkaq, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë liruar që të dalin në punë dhe sipas qeverisë punëdhënësit e tyre, janë të detyruar t’u krijojnë kushte për angazhimin e tyre online nga shtëpia.

Për të hyrë në Kosovë, qytetarët që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë, që janë të listuar në Qendrën Evropiane për Parandalimjn dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do duhet të prezantojnë një test negativ PCR.

Në kuadër të masave të reja, institucionet publike dhe private, obligohen “të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19, dhe për këtë qëllim do të inspektohen nga organet kompetente”.

Në fuqi mbetet masa për mosgrumbullim më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike.

Institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, duhet ta organizojnë mësimin në formën online, ndërsa provimet, punët praktike dhe laboratorike do “organizohen normalisht, por duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së”, thotë vendimi i qeverisë.

Ndërkaq, çerdheve publike dhe private u kërkohet vlerësimi dhe mbikëqyrja nga autoritetet komunale. Vendimi i qeverisë lidhur me to thotë që “Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte”.

Në lidhje me aktivitetet kulturore në institucionet qendrore dhe komunale si teatrot , bibliotekat, galeritë, kinematë, qendrat rinore, muzetë etj, lejohet veprimtaria e tyre, por duke shfrytëzuar vetëm 30 për qind të hapësirave të objekteve përkatëse. Ngjarjet sportive, do të lejohen të mbahen në hapësira të mbyllura dhe të hapura, por me kufizime të pjesëmarrësve.

Sipas masave të qeverisë, në hapësira të mbyllura, gjatë stërvitjeve sportive, mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona, por duke respektuar protokollet e përcaktuara në Manualin për mbrojtje nga COVID-19.

Po ashtu, lejohet aktiviteti i fitneseve dhe pishinave të mbyllura për aktivitete individuale, duke shfrytëzuar vetëm 40 për qind të hapësirave.

Ndaj shkelësve të masave, përfshirë menaxhmentet e institucioneve publike dhe private që kanë për detyrë zbatimin e këtyre rregullave, organet kompetente duhet të shqiptojnë masa ndëshkuese, duke u thirrur në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, thuhet në vendimin e qeverisë.

Miratimi i masave të reja vjen pasi Kosova ditëve të fundit ka regjistruar numër të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,834 raste të reja, ndërsa në total, që prej fillimit të pandemisë e deri më 1 nëntor, janë regjistruar 20,179 raste me koronavirus prej të cilëve 688 kanë vdekur dhe 15,611 janë shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 3,880.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY