Filipinet goditen nga tajfuni, humbin jetën 10 persona

Filipinet goditen nga tajfuni, humbin jetën 10 persona

49
0
Shares

Një tajfun i fuqishëm që ka përfshirë Filipinet lindore, ka vrarë të paktën 10 persona e ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në mes të shpërthimit të valës së dytë të pandemisë COVID-19, me të cilën po përballet e gjithë bota shumë qytetarë kanë mbetur pa shtëpi pasi një tajfun vërshoi drejt kryeqytetit Malina, ku u mbyll edhe aeroporti ndërkombëtar.

Tajfuni Goni goditi provincën ishullore Catanduanes në mëngjesin e ditës së sotme ku fuqia e erërave arriti në 140mph (225km / h) dhe reshjet e shiut në 174mph / orë.

Tajfuni u drejtua edhe drejt perëndimit të Filipineve ku i mori jetën të paktën 22 personave.

Guvernatori Al Francis Bichara tha se të paktën katër persona u vranë në provincën Albay, përfshirë këtu një baba dhe një djalë. Ata të dy u goditën nga rrjedha e baltës që solli tajfuni.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY