Hapja e negociatave/Shqipëria nuk merr “dritën jeshile” nga Holanda

Hapja e negociatave/Shqipëria nuk merr “dritën jeshile” nga Holanda

154
0
Shares

Qeveria holandeze e ka bërë zyrtar vendimin e saj kundër mbledhjes së tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Kjo tryezë konfirmon nisjen zyrtare të negociatave, por sipas Holandës, Shqipëria nuk i ka plotësuar ende kushtet e kërkuara nga Këshilli Evropian.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar mbeten kushte të paplotësuara nga Qeveria Shqiptare për holandezët. Prandaj qeveria holandeze propozon që negociatat me Tiranën të zyrtarizohen në një moment tjetër.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut, Amsterdami zyrtar nuk ka nxjerrë asnjë pengesë dhe tryeza e parë ndërqeveritare mund të thirret sa po të jetë gati korniza e negociatave.

Vendimet e Qeverisë i kanë kaluar tashmë Parlamentit holandez që pritet të marrë vendimin përfundimtar.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY