Mitropoliti i Kishës serbe në Malin e Zi u nda nga jeta dy ditë më parë pasi ishte i infektuar me koronavirus, mirëpo në lamtumirën e fundit, masat e vendosura për ndalimin e përhapjes së COVID-19 u injoruan totalisht.
Mediat serbe kanë publikuar pamjet të arkëmortit i cili ishte i hapur dhe besimtarët i shkonin pranë dhe i puthnin duart ose ballin. Në pamje duket që pranë trupit të tij të pajetë kanë shkuar edhe të mitur.
Edhe përcjellja për në banesën e fundit është bërë me arkivol të hapur. Ndërsa në nderimet që u bënë në Mal të Zi e në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/