Djali i Koço Devole:Është stabilizuar,dje rezultoi negativ për Covid

Djali i Koço Devole:Është stabilizuar,dje rezultoi negativ për Covid

178
0
Shares

Aktori i humorit Koço Devole ndodhet i shtruar në gjendje të rënduar në Spitalin Infektiv.

Në një lidhjeje telefonike që djali i aktorit të shquar realizoi me ABC, njoftoi se aktori në orët e fundit po reagon mirë dhe po trajtohet për pasojat e sëmundjes, pasi Devole u konfirmua negativ ditën e djeshme. Djali i Devoles u shpreh se gjendja shëndetësore është përkeqësuar si pasojë e sëmundjes së leucemisë që aktori vuante më parë.

“Për aq sa më kanë informuar, gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë në këto momente. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital.

Mjekët mëndojnë se është shkak kjo sëmundje që ai u rëndua. Babai vendosi vetë të trajtohet tek Infektivi, se kishte shumë besim te mjekët shqiptarë. Komunikimet me mjekët janë të vazhdueshme të cilët kanë qenë shumë disponibël. Momentalisht është edhe motra në Tiranë, ndërkohë që mamaja është në SHBA. Nuk e dimë ende se sa kohë duhet që babai të përmirësohet.”, thotë djali i Devoles.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY