Te kujtojme cdo dite projektin me korruptiv te qeverise, 40 milione euro...

Te kujtojme cdo dite projektin me korruptiv te qeverise, 40 milione euro per Unazen e Re 2 km

85
0
Shares

Zedhensja e PD, Ina Zgupa u ka kujtuar shqiptareve edhe njehere korrupsionin me te madh te qeverise me unazen e re.

”Projekti i Unazës së Madhe është një nga aferat më të mëdha korruptive për të cilën do të mbahet mend kjo qeveri.

Një qeveri e cila për të vetmen gjë që është shquar dhe është damkosur në çdo raport ndërkombëtar, është pikërisht vjedhje. 20 milion euro ishin planifikuar për një kilometër të kësaj rruge në mes të qytetit, me një kosto totale 40 milion euro pa TVSH.

Sigurisht kishin përzgjedhur ato që përzgjedhin zakonisht, një kompani e regjistruar në parajsë fiskale. Një kompani që nuk dihej kush ishte pronari dhe ende sot nuk i dihet.
Një kompani e cila kishte falsifikuar edhe firmën e sekretarit të shtetit të Delawer-it, për t’u regjistruar gjoja sikur kishte aktivitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por për të fshehur të gjithën këtë, për të fshehur këtë aferë që tashmë e di çdo qytetar i Tiranës, Edi Rama nxjerr kryebetonierin dhe mashtruesin e bashkisë Tiranë për të shpifur dhe për të thënë të pavërteta për shtyrjen e këtij projekti, e kësaj afere korruptive që kishte përgatitur qeveria Rama.

Ky projekt që ne shikojmë është dëshmia e gjallë se si qeveria ka arritur të pengojë drejtësinë dhe të kapi drejtësinë. Sot që ne flasim edhe pse është vërtetuar falsifikimi, edhe pse është vërtetuar shkelja e rënda që ishin bërë me dhënien e këtyre tenderave, askush, askush nga kokat e mëdha, askush nga ata që firmosën, askush nga ata që bënë procedurat, askush nga ata që e mbrojnë publikisht, nuk janë dënuar.

Përkundrazi ata janë promovuar, ata drejtojnë fushatën e Partisë Socialiste në qarqe të ndryshme, në Tiranë, në Vlorë ish drejtori është bërë nënkryetar i bashkisë Vlorë, sepse Rilindja ka këtë model, të promovojë ata që vjedhin më shumë qytetarët shqiptar”, tha Ina Zhupa nga unaza e re, projekti me korruptiv qe ka njohur ndonjehere Shqiperia. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY