Finalizohet pas një hetimi 4-mujor operacioni policor i koduar “Gomeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Ekzekutohen 14 masa sigurie.
”Ne bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për disa shtetas që merreshin me kultivimin e bimëve narkotike, kryesisht në zonën e Njësisë Administrative Zallherr, në malin e Gomenit, u referuan materialet në Prokurori, ku u regjistrua dhe procedimi penal.
Pas një hetimi katërmujor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, finalizoi me sukses operacionin policor “Gomeni”, njofton policia e Tiranes.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, ka caktuar masat e sigurimit për 14 personat nën hetim, konkretisht:
Masën “Arrest në burg“ për 8 shtetas:
E. H., 28 vjeç, F. H., 21 vjeç, A. H., 27 vjeç, L. H., 32 vjeç, Q. H., 55 vjeç, G. H., 31 vjeç, P. H., 35 vjeç dhe D. H., 45 vjeç.
Masën “Arrest në shtëpi“ për 4 shtetas:
R. A., 38 vjeç, E. V., 43 vjeç, A. T., 28 vjeç dhe A. V., 25 vjeç.
Masën “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për shtetasin F. H., 39 vjeç, si dhe për shtetasin A. H., 38 vjeç, i cili nuk është gjetur në banesë.
Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr, Tiranë./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/