Krerët e shtetit solidarizohen për tërmetin në Greqi e Turqi

Krerët e shtetit solidarizohen për tërmetin në Greqi e Turqi

69
0
Shares

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar duke shprehur solidaritet pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Greqinë, ku si pasojë deri më tani janë shembur disa ndërtesa dhe raportohen disa të plagosur.

Përmes një postimi në Facebook Meta shkruan se është i tronditur pas lajmit për lëkundje të fuqishme të tërmetit në ishullin grek Samos dhe në Izmir.

Në reagimin e tij Meta thekson se në këto momente të vështira Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj.

Edhe Rama ka shprehur keqardhje, ndërsa thekson solidarizimin me familjet e viktimave. Po ashtu kryeministri thekson se biseda mes udhëheqësve të dy vendeve është shpresë për të nesërmen e vetë Evropës.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY