Bozdo:Investitorët “seriozë” të Ramës lanë Ballshin në mjerim

Bozdo:Investitorët “seriozë” të Ramës lanë Ballshin në mjerim

52
0
Shares

Në një kundërpërgjigje ndaj Ramës, ish-deputeti i PD, Eno Bozdo thotë që shkaku i mbylljes së rafinerisë së Ballshit dhe mjerimit të naftëtarëve janë investitorët “seriozë” të kryeministrit Rama.

Sipas Bozdos investitorët e Edi Ramës ia mbathën 3 herë me dhjetëra milionë euro fitim, pa paguar detyrimet ndaj qeverisë së Ramës e duke lënë në grevë naftëtarët.

“Investitori serioz i Edi Ramës, regjistroi 3 herë kompani offshore, sigurisht “pa dijeninë” e Edi Ramës. Dhe po tre herë përsëriti të njëjtën skemë: erdhi, pa dhe fitoi.
Bashkë me të fitoi Edi Rama dhe ministrat e tij. Humbën ata që nën këtë qeveri, humbin gjithmonë: njerëzit e varfër dhe punëtorët e pamundur” thotë Bozdo.

Bozdo shprehet se punëtorët duan zgjidhje, paratë që u takojnë e bukë për familjet dhe zgjidhja e vetme është ajo që ofron Lulzim Basha: 8 milionë euro paga të padhëna dhe ndjekje penale për investitorin serioz të Edi Ramës!

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY