Tabaku nxjerr pamjet: Askush nuk po punon te “Sami Frasheri”

Tabaku nxjerr pamjet: Askush nuk po punon te “Sami Frasheri”

107
0
Shares

Ish deputetja Jorida Tabaku tregon pamje te truallit te shkolles Sami Frasheri ku nuk po punon askush pavaresisht shfaqejeve mediatike te kryetarit te bashkise Erion Veliaj.

“Kjo është pamja e vendit të krimit ku u shemb shkolla Sami Frashëri pa projekt dhe pa plan. Sot,pasi ne deshmuam te verteten se nuk ka nisur asnje punim mberriti teatri me regji qendrore me gjoja punëtorë që nisin punimet, me aktorët e qeverisë dhe padyshim manipulatorin Veliaj. Por fotot tregojne qarte se nuk po behet asnje gram punë.

E gjithë skena e sotme me regjine e Veliajt ishte në shërbim të manipulimit publik dhe gënjeshtrës ne perpjekje te deshtuar për t’i mbushur mendjen qytetareve se ketu po punohet.

Fakt mbetet që shkolla Sami Frashëri u shemb në mes pandemie pa projekt, dokumentat e tenderit ende nuk janë shpallur (askush s’e di kur është zhvilluar dhe kush ka fituar).

Gënjeshtarët e sotëm thanë që shkolla Sami Frashërit do ndërtohet me fondet e BE. Por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde”, deklaroi Tabaku./DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY