Qeveria mbyll universitetet, mesimi online, konviktet nuk hapen

Qeveria mbyll universitetet, mesimi online, konviktet nuk hapen

165
0
Shares

Qeveria ka ashpersuar masat per here te pare qe nga lirimi i gjendjes se jashtezakonshme ne maj te ketij viti. Grupi i eksperteve vendosi te mbylle universitetet per te pakten 1 muaj ndersa nuk do hapen konviktet.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situatën dhe risqet, kemi vlerësuar situatën në rajon dhe Europe, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë pa prezence fizike të paktën për muajin e parë të hapjes duke vlerësuar situatën ne dinamike. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë.

Komiteti po vlerëson mbylljen e bareve dhe kafeneve lokaleve të ish-Bllokut pas orës 22:00  pasi konstatohet vatër rreziku i madh i mundshëm në atë zonë, sidomos gjatë orëve të natës”, tha sot zv/ministrja e Shendetesise Mira Rakacolli. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY