Liga e Futbollit ndërpret bojkotin, ia del të marrë paratë e fitimit...

Liga e Futbollit ndërpret bojkotin, ia del të marrë paratë e fitimit të bizneseve si sponsorizim

90
0
Shares

Liga Profesioniste e Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e radhës, pasi dy ditë më parë morën edhe përgjigjen e deputetit Fidel Ylli, i cili në letrën e tij u bënte me dije presidentëve të klubeve të Superiores se kryeministri Edi Rama ishte dakord parimisht me 4 kërkesat e tyre.

Liga e Futbollit vendosi sot të ndërpresë bojkotin dy mujor të Kategorisë Superiore. Presidenti I FSHF, Armand Duka, pas takimit deklaroi se Kupa nis të dielën.

“Të gjithë kemi një qëllim, të zhvillohen aktivitetet. Sa i takon stadiumeve, kemi pasur vështirësi edhe herë të tjera. Kjo ishte arsyeja pse u la të luhej kupa të dielën. Kështu fushat bëhen gati për të mërkurën.

Nuk kemi akord me asnjë, as kontratë. Kërkojmë të marrin përgjegjësite e veta për ato që paguhen. Ne nuk kërkojmë gjëra alogjike”, tha mes të tjerash presidenti i FSHF, Armand Duka.

Kampionati ishte programuar të niste që me 12 shtator. Ligji i Sponsorizimit ishte pika ku Liga e Futbollit dhe Ministria e Financave kishin ngecur. Komuniteti i futbollit ishte kundër ligjit ekzistues, për të cilin ministria këmbëngulte se ishte i duhuri dhe se prodhon për sportin rreth 30 milion euro.

Nga ana e Ligës dhe e FSHF u këmbëngul për një tjetër version të Ligjit të Sponsorizimit, që u krijon mundësinë bizneseve që 30% të tatimit të fitimit të mund ta investojnë në sport, sigurisht me rregulla të qarta se për çfarë mund të shpenzohen ato para./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY