Ambasada amerikane: Mbështesim një proces objektiv dhe të bazuar në merita në...

Ambasada amerikane: Mbështesim një proces objektiv dhe të bazuar në merita në BKH

73
0
Shares

Ambasada e SHBA në Tiranë kërkoi sot të ketë një process objektiv dhe të bazuar në merita përgjatë seleksionimit të hetuesve për BKH.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këto standarde ligjzbatimi të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, thuhet në një postim të Ambasadës në rrjete sociale.

Dy ditët e fundit ka pasur disa padi në gjykatën administrative në lidhje me procedurat e ndjekura përgjatë këtij seleksionimi. Të paktën shtatë konkurentë pretendojnë se nuk janë zbatuar procedurat dhe se drejtuesit e  këtij procesi kanë manipuluar rezultatet.

Ndërkohë një ditë më parë, BKH ka bërë një sqarim në lidhje me procesin.

“Të gjithë hapat e procesit të përzgjedhjes, shumë prej tyre të ndërtuar sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara, janë rishikuar prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparencë. Keta hapa përfshijnë verifikimin e aplikuesve për përmbushjen e kritereve, provimin me shkrim të arsyetimit logjik, testin fizik, shkrimin e esesë, intervistën me panel, testin e poligrafit dhe verifikimin e pasurisë dhe figurës. Ndërkohë që kandidatët kanë hedhur këta hapa, janë duke u mbikëqyrur prej një komisioni të përbërë nga tre prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të përzgjedhur në mënyrë rastësore, dhe prej Komisionit Ndërkombëtar për të siguruar që këto faza kryhen dhe pikëzohen në mënyrën më të drejtë dhe transparente të mundshme”, thuhet në njoftimin e BKH. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY