Sërish akuzë për abuzim me uniformat e Policisë së Shtetit.
Për mua ky abuzim nuk është lajm i ri.
Me uniformat e policisë është abuzuar pa limit në 15 – 20 vitet e fundit. Ping- pongu vazhdon: Reparti 100 e gjuan topi në Ministri e anasjelltas.
Pas viteve 2000, kalvari i hetimeve me uniformat e policisë nuk mbahet mënd sa kohë e muaj hëngri. U hetua për mbi 10 mijë kostume policie, që thuhej se ishin qepur në Kinë për 3 – 4 dollarë copa. Por, ishin skarco. Hetimet dhe investigimi nxori se i kishin prerë pantallonat me shtrat të shkurtër. Policët dukeshin qesharakë kur i vishnin pantallonat e kostumit, jo vetëm si bënim, por ua shtrëngonin allatet deri “kastrim”. Po, po, ishin prerë me masën e policit elegant kinez!
Fundi i kalvarit …, u rifutën në një rrobaqepësi vendi, me marifete, për tu ndrequr sërish.
Sot, ne 2016, sërish po dëgjoj në media se prokuroria ka bllokuar llogaritë dhe dokumentacioni e tenderit të radhës me akuzën për abuzime në prodhimin e uniformave ne polici.
Për të mos e zgjatur, me uniformat në polici abuzohet në mënyrë uniforme!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/