Gazetari shqiptar Taulant Kopliku tha sonte ne Open se vajzat dhe grate që ndodhen në Kampin Al-Hol, e duan te kthehen ne vendet e tyre rrezikojne te vriten.
Duke iu referuar rastit të Eva Dumanit, gazetari tha në ‘Open’ se ka gra të cilat janë të ideologjizuara dhe pengojnë gratë e tjera apo vajzat që të dalin nga kampi.
Kopliku: Situata atje është shumë e vështirë. Njerëzit sidomos femrat janë të friksuara. Ka shumë që duan të vijnë në atdhe, por nuk e shprehin dot pasi janë të rrezikuara. Njëra ka deklaruar se kam dëshirë të kthehem në vendlindje dhe nuk bëj pjesë në këtë grupim, dhe është gjetur e therur atje. Ata janë tepër tepër të përqedndruar në ideologji që për ne është e paimagjinueshme. Fëmijët e Al-Holit janë fëmijët tanë thonë ata të ISIS-it. Shihen si filizat e rinj që do i shërbejnë atyre në të ardhmen. Ata fëmijë duhet të merren sa janë të vegjël sepse po vajti 14-15 vjeç është shumë e vështirë ta kthesh në jetë normale. Celulat e ISIS janë të përhapura kudo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/