Ish kryetari i PS ne kerkim per vrasje merr formularin nga OFL,...

Ish kryetari i PS ne kerkim per vrasje merr formularin nga OFL, si ndodhi atehere masakra e Cerrikut

118
0
Shares

OFL i ka derguar formularin e pasurise edhe Ish kryetarit te PS-së, i dënuar për vrasje, si pjesëtar i bandës së Cërrikut, Llazar Bicja.

Ai eshte person në kërkim prej vitesh ndersa pervec tij, “Forca e Ligjit” i ka dërguar formularin edhe Bledar Ibrahimit nga Elbasani, i dyshuar për terrorizëm, për të cilin Gjykata e Milanos ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Policia e Shtetit tha dje se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL-ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Llazar Bicja, banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, nga hetimi gjyqësor është provuar se me datën 22 maj 1997 është sulmuar me armë zjarri nga disa shtetas Posta e Policisë në Cërrik, nga ku janë larguar me forcë punonjësit e policisë. Të nesërmen, më 23 maj 1997 forca të Policisë së Komisariatit Elbasan, të drejtuara nga shefi i atëhershëm Agron Kuliçi, në bashkëpunim me forcat e Gardës së Republikës, janë nisur në mëngjes drejt Cërrikut për të rivendosur rendin dhe për të grumbulluar armët të cilat gjendeshin në duart e civilëve.

Ndërkohë, të pandehurit Arjan Toska, Meti Bozi dhe Roland Xhepexhiu, të cilët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të forcave policore drejt Cërrikut, kanë organizuar një grup personash të armatosur me qëllim goditjen e forcave të Policisë. Për këtë arsye, këta të pandehur kanë shkuar në mëngjesin e datës 23 maj 1997 në lagjen nr. 3 të qytetit Cërrik dhe kanë takuar të pandehurit: Llazar Bicja, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani, të cilët ishin të armatosur dhe qëndronin në një postbllok të krijuar prej tyre, për shkak të hasmërive që kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqini, i njohur me pseudonimin “Mandela”, shkruan panorama.

Të pandehurit Toska, Xhepexhiu dhe Bozi kanë nxitur personat e mësipërm për të goditur forcat e Policisë, të cilat do të lëviznin nëpër qytet, duke i mashtruar se gjoja këto forca kishin ardhur nga Tirana me qëllim vrasjen dhe përdhunimin e vajzave dhe grave të tyre. Në momentin kur njëra nga makinat e blinduara të Policisë ishte duke kaluar në qendër të qytetit, fluksi i të shtënave në drejtim të forcave speciale të Policisë ka qenë maksimal në dy drejtime kryesore.

Makina e blinduar është qëlluar me antitank nga i pandehuri Arjan Toska dhe gjithashtu brenda saj është hedhur edhe një granatë nga ana e Sokol Buzanit (aktualisht i vdekur), veprime që kanë shkaktuar djegien e dy prej gardistëve që ndodheshin brenda saj dhe nga flaka janë detyruar personat e tjerë të dalin nga blindi e më pas të qëllohen me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen edhe të tre efektivëve të tjerë të Gardës.

Në përpjekje për t’u larguar nga vatra e zjarrit, në afërsi të pallatit nr. 1 të qytetit të Cërrikut, në një arë të mbjellë me thekër, është vrarë edhe një efektiv tjetër i Gardës, shtetasi Qemal Mehmeti. Gjithashtu, në këtë ngjarje janë plagosur edhe 16 efektivë të tjerë policie, raporton Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY