Riatdhesohen 50 fëmijë e gra nga Siria, një grup mbeten atje

Riatdhesohen 50 fëmijë e gra nga Siria, një grup mbeten atje

86
0
Shares

Ndërkohë që katër fëmijë shqiptarë dhe një grua janë nxjerrë nga kampi famëkeq “Al Hol” në Siri për tu riatdhesuar në Shqipëri, gazetari Taulant Kopliku shkruan se për pak kohë në Rinas do të jenë 50 gra e fëmijë nga kampi.

Sipas tij në kamp kanë mbetur edhe një grup shumë i vogël grash, që janë fshehur që të mos kthehen.

“Per pak kohe me shume se 50 femije dhe gra te kampit famekeq do te jene ne Rinas. Ka qene nje operacion i dy te derguarve te shërbimeve te inteligjences qe zgjat prej disa javesh ne terren.

Nje falenderim kete radhe duhet per bashkepunimin e ngushte te te gjithe aktoreve ne terren, perfshi njerezit e besuar te presidentit te republikes.

Aktualisht ne kamp kane mbetur (fshehur per te mos u kthyer), nje grup shume i vogel grash. Kerkimi i tyre ka shtyre edhe per tre dite rikthimin e femijeve dhe grave. Fatkeqesisht per ta, mundesite per te ardhur ne Shqiperi minimizohen” shkruan ai.

Midis fëmijëve që janë nxjerrë nga kampi është edhe Endrit Dumani, 14 vjeç, i cili ndodhej atje bashkë me të motrën, Eva Dumanin fati i së cilës nuk dihet.

Daja i fëmijëve, Agim Ndërgjoni, shprehet se nuk kanë ende asnjë informacion për Evën, ndërkohë që Endri është pjesë e grupit që do të rikthehet. Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY