Raportohen tre të zhdukur nga shpërthimi i një anijeje ruse të naftës që udhëtonte nga ngushtica Kerch në portin e Rostov-on-Don.
Lajmi u konfirmua nga Shërbimi Ruse i Transportit Detar dhe sipas Agjencisë Federale të Transportit Detar, Gjenerali Hazi Aslanov ka deklaruar që anija nuk kishte naftë dhe shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga mbetjet e gazit toksik.
Ministria e Situatave të Emergjencës ka njoftuar se në orët e fundit po zhvillohet një operacion shpëtimi dhe në zonë janë dërguar tre anije për të ndihmuar.
Në bord raportohen të kenë qenë 13 persona, 6 prej të cilëve shpëtuan, 4 kanë mbetur në bord ndërsa 3 të tjerë janë zhdukur.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/