Durrës, i riu demonstron forcën me armë dhe i ikën policisë

Durrës, i riu demonstron forcën me armë dhe i ikën policisë

59
0
Shares
Andi Toma

Një 25 vjeçar ka hapur zjarr në Manëz dhe më pas është larguar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:30, në rrugën “Ali Beqja”.
Sipas burimeve të policisë, shtetasi I. A.  25 vjeç ka qëlluar me armë zjarri automatik në ajër dhe më pas është larguar.
Nga verifikimet e bëra në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 gëzhoja mod-56, kaliber 7.62mm.
Ndërkohë specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  luftarake dhe e municioni” dhe” Prishja e qetësisë publike” parashikuar në nenet 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY