Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i kanë adresuar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama ku i kërkohet të ndërhyjë për grevën e naftëtarëve.
Sindikatat që janë përfaqësuese të miliona punëtorëve të sektorëve e minierave, energjisë e manifakturës shprehen që situata në Ballsh është e papranueshme, dhe qeveria duhet të ndërhyjë në menaxhimin e rafinerisë duke u siguruar naftëtarëve pagat e prapambetura që u takojnë.
Për të njëjtën problematikë IndustriAll thotë që e kanë kontaktuar Ramën në muajin Prill dhe nuk ka pasur zhvillime pozitive. Sipas tyre situata e krijuar është e papranueshme dhe duhet një zgjidhje e menjëhershme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/