Greva e urise, grate naftetare: Nuk do dalim nga greva pa pagat,...

Greva e urise, grate naftetare: Nuk do dalim nga greva pa pagat, te henen edhe femijet

143
0
Shares

Gratë naftëtare të Ballshit jane sot në ditën e dhjetë të grevës së urisë, ndërkohë që qeveria nuk ka ofruar kurrfare marreveshje per daljen e tyre nga greva.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e grevisteve është rënduar aq shumë sa që sipas raportimit të fundit të gazetares së ABC News, dy prej grave naftëtare janë dërguar në spital.

“Gjendja është katastrofë. Mbrëmë kam qëndruar pranë tyre, ndërsa sot gjendja është më e rënduar. Nga e hëna kemi menduar të sjellim fëmijët, përderisa zoti kryeministër nuk reagon. Zoti kryeministër thirrje nga ky shesh, merr masat dhe jepi zgjidhje kësaj katastrofe që po bëhet nga naftëtaret”, deklaroi nga ana tjetër nënkryetari i Sindikatës së naftëtarëve.

Ato mbeten të vendosura për të vazhduar grevën, duke paralajmëruar se nga aty dalin vetëm të vdêkura në rast se nuk marrin një zgjidhje nga shteti. Disa prej tyre shprehen se të hënë në grevë do të marrin dhe fëmijët. pasi nuk iu ka mbetur asnjë rrugë tjetër për të ngritur zërin për kërkesat e tyre.

“Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu të hënën! Pagat janë të panegociueshme. Do të vazhdojmë grevën e urisë, që këtu dalim vetëm të vdêkura, pasi nuk mund të shkojmë dot në shtëpi, ku nuk kemi bukë për tiu dhënë fëmijëve”, i shprehen sot ato per mediat lokale. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY